image Të mërkurën vijnë rreth 5 mijë vaksina antiCOVID në Kosovë

Shëndetësi

Të mërkurën vijnë rreth 5 mijë vaksina antiCOVID në Kosovë

news image

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka bërë të ditur se Kosova do të furnizohet me rreth 5 mijë vaksina të mërkurën, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!. Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë. Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve. Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19. Beteja vazhdon!”, shkroi ajo në Facebook. /Gazeta Sinjali/