image Të martën pritjet në Merdare mbi 1 orë - Sinjali

Të martën pritjet në Merdare mbi 1 orë

news image

Deri mbi 1 orë janë pritjet në pikën kufitare në Merdare gjatë mëngjesit të së martës.

Qendra për Menaxhim Kufitar njofton se është po kjo pikë ku minutazhi për të dalë jashtë Kosovës është më i gjatë, pasuar nga pika kufitare në Dheun e Bardhë.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 30 minuta, derisa në pikat tjera kufitare deri në vetëm 5 minuta.

Edhe të hënën, pritjet ishin më të gjata.

Sinjali raportoi se pritjet në Merdare dhe në Dheun e Bardhë zgjatnin deri në 120 minuta. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: