image Të martën Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja

Kosovë

Njoftimi/ Të martën Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja

news image

Seanca e Jashtëzakonshme e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, do të mbahet te martën nga ora 11:00. Ndërsa mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet këtë të premte.

“Seanca e jashtëzakonshme mbahet në orën 11:00 të martën, ndërsa Kryesia e Kuvendit të premten, në po të njëjtën orë”, ka thënë këshilltari i kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, Faton Peci.

Ndërsa se a janë kushtet e përshtatshme dhe se çfarë masa do të ndërmirren për mbajtjen e një seance në kohën e pandemisë do t’i shqyrtojë Kryesia të premten.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në seancën e kaluar kur u shkarkua Qeveria Kurti ka dhënë rekomandimet për masat e nevojshme që duhet marrë në mënyrë të parandalimit të përhapjes së virusit në sallën e Kuvendit./ Gazeta Sinjali/