Janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK njofton se të gjitha rastet janë nga komuna e Malishëvës.
“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan positive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim.