image Të humbur prej orësh në zonën e Lekbibaj, shpëtohen dy turistët belg

Shqipëri

Të humbur prej orësh në zonën e Lekbibaj, shpëtohen dy turistët belg

news image

Dy turistë nga Belgjika, një djalë i moshës 25 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibaj, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë.

Policia e shtetit ka njoftuar se duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë.

Turistët kanë njoftuar Policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”.

Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Turistët belg kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

May be an image of one or more people, people standing, tree and outdoors
May be an image of one or more people, people standing, outdoors and text that says "LICIA"
May be an image of one or more people, people standing, outdoors and tree

/Gazeta Sinjali/