image Gjenden dy turistët belgë që u shpallën të humbur

Rajon

Shqipëri/ Gjenden dy turistët belgë që u shpallën të humbur

news image

Në Tropojë janë gjetur dy turistët belgë, të cilët ishin shpallur të humbur prej disa orësh.

Bujtina ku po qëndronin në Theth kishte ngritur alarmin për dy turistët, të cilët kishin dalë për të eksploruar zonën, por që nuk ishin kthyer.

Anipse për kërkimin e tyre kishin dalë edhe banorët e Thethit, ata nuk ishin gjetur në zonat përreth.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës në këmbë.

Ata kanë njoftuar se kanë mbërritur në Tropojë, por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja pse janë vonuar.