image Policia e Kosovës e arreston në Klinë belgun e kërkuar nga INTERPOL-i

Siguri

Policia e Kosovës e arreston në Klinë belgun e kërkuar nga INTERPOL-i

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas belg me iniciale B.P., mesditën e sotme rreth orës 12:00 në Klinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar, njësia policore e FAST-ILECU e PK-së, më 21.07.2020 rreth orës 12:00, në Klinë ka arrestuar shtetasin belg B.P. (1972). I dyshuari me vendim të prokurorit shkon në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.

Gazeta Sinjali mëson se B.P. ishte shpallur në kërkim nga INTERPOL-i për trafikim të drogës./Gazeta Sinjali/