Të hënën pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e Nuhi Mavrovqanit, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij, më 25 korrik të vitit të kaluar në Berivojcë të Kamenicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Seanca do të mbahet nga ora 13:00. Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Mavrovqani ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan. Por në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e anuloi dënimin me burgim të përjetshëm dhe e ktheu rastin në rigjykim.
Në procesin e parë gjyqësor, gjykata kishte vlerësuar se i njëjti e kishte goditur disa herë gruan me shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit, derisa 34-vjeçarja kishte mbetur pa ndjenja dhe kishte ndërruar jetë.