Të hënën në orën 11:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e cila do të jetë debati parlamentar në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti për heqjen e tarifës 100%.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti ka mbajtur konferencë ku ka treguar që me 15 mars të këtij viti do të heqet taksa 100% ndaj lëndës së parë të importuara nga Serbia e Bosnje & Hercegovina.
Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por që është përkrahur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kujtojmë që ky qëndrim i Kurtit ka ngjallur polemika të shumta./ Gazeta Sinjali/