image Kurti i kundërpërgjigjet Haxhiut: Duhet të jesh vetë mashtrues që të të duket se suksesi vjen nga mashtrimi

Kosovë

Seancë/ Kurti i kundërpërgjigjet Haxhiut: Duhet të jesh vetë mashtrues që të të duket se suksesi vjen nga mashtrimi

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet për tarifën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës & Hercegovinës, iu përgjigj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili akuzoi kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij për bashkëpunim me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Joseph Borrell dhe jo me Amerikën.

Kurti në përgjigjen e tij tha se është gabim të thuhet që Washington-i i mirë, e Brukseli i keq.

“Çështja e manipulimit e mashtrimit, nuk nevojitet asgjë më pak sesa një mashtrues i dështuar që tek unë të shihet si mashtrues i suksesshëm. Suksesi im nuk vjen nga mashtrimi, duhet të jesh vetë mashtrues i dështuar që të duket se suksesi vjen nga mashtrimi, pra vjen nga  parimi. Më shumë flet për pikë vështrimin e juaj, sesa për qenien apo përbërjen time. Pa e kuptuar këtë, nuk mund ta kuptoni as pse i keni humbur zgjedhjet”, u përgjigj Kurti.

Kryeministri i vendit po ashtu ka deklaruar se lidhjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të thella.

“Konsiderojmë që aq të thella e të gjera janë lidhjet tona me SHBA-të, sa nuk ka kryeministër që mund t’i rrënojë siç po pretendoni ju. Nuk mund të ekzistojë kryeministër, pra as unë që të na rrënojë marrëdhëniet me ShBA-të. Është gabim në politikën e jashtme që ne të bëjmë lojën e rrezikshme të kundërshtimit të BE-së e të përqafimit të ShBA-së, megjithatë ata janë bashkë. Dallime ka edhe brenda partive, e lëre më që i ndanë një oqean”, tha Kurti./Gazeta Sinjali/