Qeveria e Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti e ka mbajtur sot një mbledhje elektronike ku janë marrë disa vendime.
Pika e parë që mori miratimin e Qeverisë ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit.
Por vendimet më të rëndësishme ishin ato për shkarkimin e bordeve të përkohshme të drejtorëve të katër ndërmarrjeve publike.
Kësisoj, janë ndërruar bordet e Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina”; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc”; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren.
Po ashtu, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të këtyre katër ndërmarrjeve publike, si në vijim:
1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, me këtë përbërje:
1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;
1.2 – Agim Miftari, Drejtor;
1.3 – Arlind Haziri, Drejtor;
1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.
2. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje:
2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtoreshë;
2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtoreshë;
2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor;
2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.
3. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje:
3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;
3.2 – Egzon Berisha, Drejtor;
3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor;
3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtoreshë.
4. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje:
4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtoreshë;
4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor;
4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor;
4.4 – Agron Shala, Drejtor. /Gazeta Sinjali