image Të gjitha rrugët e Preshevës do të emërohen shqip

Rajon

Të gjitha rrugët e Preshevës do të emërohen shqip

news image

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se të gjitha rrugët në këtë komunë do të emërohen në gjuhën shqipe.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që Arifi ka pasur me kryetarët e shoqatës për trashëgimi kulturore.

‘’Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe. Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare’’, ka shkruar ai në Facebook.

Arifi po ashtu ka thënë se qytetarët do të pajisen me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/ShqiprimArifi.11/posts/2518375168475591?__xts__[0]=68.ARAO-EKySwmivkVC-oYGKzYNgWuwPWmnE0Zia1toXc_qen5og5gNLNCyEoGH-Zu7lM59CTGMoCuhOy_LI2uVsG857Cccenr5E9XKNWAXcnneRVFSQtIzDvzQwBjvjNoPaWjnMABbJDbUvTw1SBX5QccvLuZzCQIChjUk1x54oomwkWrcuhsrkZCGAtwMaFDQHuJCsygEmNzYZe5Ytd4ecS-v6z6Lq5RHoj1K356De8UkOO-kRSeCe7srGlmt4CI-SYjKAHGZZbeOLuBT3ZClur0pt1l6Pt2fCZJxsBZFx_RS2NfXr_E9p2wJhM09DkgBo1unloJ_fgQB0eWqbrDlwoxHPZvP&__tn__=-R