Shpërthimi që ndodhi dje në Beirut të Libanit, ka tronditur gjithë botën.
Rreth 100 njerëz humbën jetën dhe të paktën 4000 janë plagosur në shpërthimin që ndodhi në portin detar.
Shumë emra të njohur kanë reaguar në rrjetet sociale, për t’u solidarizuar me tragjedinë që ndodhi në Beirut.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë të famshëm shqiptarë, të cilët kanë filluar të shpërndajnë në rrjetet sociale imazhe me hashtagun #prayforLiban. /Gazeta Sinjali/