Të evakuuarit nga Khersoni tashmë kanë mbërritur në Krime.
Bëhet e ditur se ata tashmë janë në qytetin Dzhankoi të Krimesë, shkruan Sky News.
Rusia thotë se do të evakuojë deri në 60 mijë njerëz nga rajoni, të cilin Moska pretendon se e ka aneksuar pas një referendumi muajin e kaluar.
Fotografitë më poshtë paraqesin njerëz nga rajoni i pushtuar jugor i Khersonit, teksa mbërritën në qytetin e Dzhankoi, Krime, mbrëmë.