Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një grabitje të armatosur në rrugën Gjilan – Prishtinë, në fshatin Parallovë, ku persona të panjohur dyshohen se sulmuan me breshëri plumbash automjetin e kompanisë së sigurimeve “Besa Security”, i cili po bartte paratë e bankës ProCredit.
Sinjali mëson se të dyshuarit që kryen grabitjen e armatosur dyshohet se ia kanë vënë flakën veturës së tyre, afër një pompe të derivateve.
Sinjali merr vesh se të dyshuarit arritën që të grabisin një shumë të madhe parash që po barteshin me automjetin e kompanisë së sigurimeve./Gazeta Sinjali/