Shërbimet e sigurimit shtetëror të Sllovenisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh për shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse.
Sipas mediave vendase, të dyshuarit, njëri prej të cilëve ka nënshtetësi të një vendi të Amerikës Latine, operonin duke përdorur karta të rreme ID nga një zyrë e marrë me qira në lagjen Bezigrad të Lubjanës.
Dy të dyshuarit akuzohen për spiunazh dhe përdorim të dokumenteve të falsifikuara. Nëse gjykata do t’i shpallë fajtorë, ata përballen me 8 vjet burgim.