Pesë persona të dyshuar për Covid-19, nga fshati Dedaj në Prizren janë kapur nga policia duke tentuar ta kalojnë kufirin në Bernjak.
Sipas njoftimit të policisë këta e shkelën masën e vetë izolimit, prandaj u dërguan në stacionin policorë në Prizren.
”Ne lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer ne Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masave sipas ligjit anti Covid-19”.
Tutje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 14:50. /Gazeta Sinjali/