image Flet pronari i shtëpisë ku ndodhi dhuna ndaj të moshuarës: Kuku për neve, çka kam me bo

Sociale

Flet pronari i shtëpisë ku ndodhi dhuna ndaj të moshuarës: Kuku për neve, çka kam me bo

news image

Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar në Pejë “Orenda”, ka folur në lidhje me rrahjen e të moshuarës nga disa inferemiere.

Rasaj i cili jeton në Zvicër, ka shprehur dëshpërimin e tij për ngjarjen e ndodhur.

“Kuku për neve, çka ko me bo. Në Kosovë vëlla jo, jo në Kosovë, por këto mund të ndodhin gjithkah,” deklaroi Rasaj.

Rasaj ka bërë të ditur se aktualisht është me hetuesit dhe avokatët. Ai ka theksuar se punëtoret janë përjashtuar menjëherë nga puna, dhe ato janë në Stacionin e Policisë.

“Tani jemi me hetuesi e me avokatë. Ato motrat janë përjashtuar nga puna, faktikisht janë në Polici. Në ora 19:00 do të jepim deklaratë. Nëse keni interes mundeni me ardhë. Ne do të jepim vetëm një deklaratë të shkurtër,” – deklaroi Rasaj.

Ai konfirmoi se është pronar i kësaj qendre që nga themelimi i saj./Nacionale/

/GazetaSinjali/