image Katër persona të armatosur futen në zonën e KEK-ut, aktivizohet Policia (FOTO)

Siguri

Katër persona të armatosur futen në zonën e KEK-ut, aktivizohet Policia (FOTO)

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sot ka arrestuar katër persona, të cilët janë futur në zonën e KEK-ut, të armatosur me armë të gjata, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë, atyre u janë sekuestruar katër armë të gjata, 89 fishekë të kalibrit 12 mm dhe të njëjtit dyshohet se kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut.

“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njësit policore nga stacioni Obiliq menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm. Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut.”, njoftoi Policia.

/GazetaSinjali/