image Të dielën mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë - Pejë, kjo është arsyeja

Sociale

Të dielën mbyllet një pjesë e rrugës Prishtinë – Pejë, kjo është arsyeja

news image

Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të dielën, me datë 28 mars 2021, do të mbyllet përkohësisht rruga nacionale Prishtinë – Pejë, segmenti Sllatinë – Komoran, lokacioni në fshatin Korroticë e Epërme, pjesa tek “Kroi i Mbretit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Ministrisë, mbyllja do të bëhet nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit, pasi që në mbikalimin i cili është duke u ndërtuar do të vendoset struktura metalike e këtij mbikalimi.

“Përmes këtij njoftimi, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e vendit që kanë planifikuar të udhëtojnë në këtë periudhë kohore, të shfrytëzojnë rrugët tjera alternative”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/