image Hapet për qarkullim njëra pjesë e rrugës “Fehmi Lladrovci”, përfundon faza e parë e punimeve

Kosovë

Hapet për qarkullim njëra pjesë e rrugës “Fehmi Lladrovci”, përfundon faza e parë e punimeve

news image

Punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë kanë përfunduar, ndërsa kjo pjesë e rrugës do të rikthehet në funksion për qarkullimin e automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka falënderuar qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës sa kanë zgjatur punimet.

“Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin gjatë punimeve. Punimet në gjysmën e parë të rrugës ‘Fehmi Lladrovci’ përfunduan. Sonte hapet rruga!”, ka shkruar Rama.

Sipas njoftimit, hapja e kësaj pjese të rrugës pritet të lehtësojë qarkullimin në këtë zonë, ndërsa punimet në pjesën tjetër do të vazhdojnë sipas planit të paraparë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/