image ‘Të çmontoj, a e di me kënd ke punë?’, akuza se deputetja e PDK-së kërcënoi zëdhënësen e partisë

Kosovë

‘Të çmontoj, a e di me kënd ke punë?’, akuza se deputetja e PDK-së kërcënoi zëdhënësen e partisë

news image

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se mbrëmë në selinë e PDK-së në Podujevë, ka pasur fjalosje mes deputetes së Kuvendit të Kosovës, Floreta Zejnullahu dhe zëdhënëses së partisë –dega në Podujevë, Valë Rudari.

Fjalosja mes tyre dyshohet se ka nisur gjatë kohës sa përfaqësues të shtabit të partisë po mbanin mbledhje për procesin zgjedhor. Situata ka eskaluar deri te momenti kur sipas Rudarit, deputetja Zejnullahu e kërcënon me fjalët ‘të çmontoj, a e di me kënd ke punë?’.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me dy palët e përfshira në konflikt, zëdhënësja e PDK-së në Podujevë ka konfirmuar kërcënimet, e deputetja ka mohuar se ka pasur fjalosje mes tyre.

“Të çmontoj, a e di më kënd ke punë dhe hiqma qafe”, citon Rudari fjalët e deputetes Zejnullahu.

Por, këtë e ka mohuar deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu.

E pyetur nëse ka pasur përleshje verbale mbrëmë mes saj dhe zëdhënëses së partisë, ajo insistoi se s’ka ndodhur asgjë.

“Jo, s’kam pasë kurrfarë përleshje. S’kam pasë kurrgjë”, tha shkurt Zejnullahu për Gazetën Sinjali.

Rasti nuk është raportuar në polici e as në media.

Valë Rudari tha se pas fjalosjes, Zejnullahu ka dalë nga selia e partisë ndërsa asaj ia kanë marrë telefonin shtabi i partisë për të mos i telefonuar mediat. /Gazeta Sinjali/