Aurelien Tchouameni është prezantuar më në fund si lojtari më i ri i Real Madridit.
Mesfushori francez kompletoi transferimin e tij nga Monaco tek Real Madridi për shumën e 100 milionë eurove së bashku me bonuse. Ai do të bartë fanellën me numrin 18.
Pas prezentimit, 22-vjeçari ka dhënë deklaratën e tij të parë si lojtar i klubit madrilen, ku ka theksuar se ai refuzoi disa klube për t’iu bashkuar spanjollëve, transmeton Sinjali Sport.
I pyetur për interesimin e Paris Saint Germain, Tchouameni tha: “Kam pasur mundësinë të zgjedh klube të tjera, por sapo e kuptova që Real Madridi më donte, nuk dyshova kurrë.
Jam shumë i lumtur që jam këtu, për të filluar një kapitull të ri me klubin më të mirë në botë”, shtoi ai.
“Kylian Mbappé foli me mua dhe më pyeti nëse mund të vija në Paris… por unë i thashë se dua të bashkohem me Real Madridin, zgjedhja ime ishte gjithmonë Madridi – ai e kuptoi vendimin tim, ai është i lumtur për mua.
Camavinga më tha: duhet të bashkohesh me ne në Real, eja atje!”, deklaroi ai.