image Tchouameni do t'i kushtojë Real Madridit 100 milionë euro

Futboll

Tchouameni do t’i kushtojë Real Madridit 100 milionë euro

news image

Real Madridi është afër mbylljes së nënshkrimit me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Siç raportohet nga FootMercato, madrilenët janë të vendosur për të përfunduar këtë transferim, pas dështimit të çështjes Kylian Mbappe.

Sipas këtij raporti, shuma përfundimtare e operacionit është afër 100 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Monaco ka rritur çmimin pas interesit të fundit edhe nga PSG, mirëpo duket se lojtari tani do të përfundojë në Real Madrid.

Francezi veçse kishte një marrëveshje verbale me madrilenët, dhe kishte mbetur vetëm akordi mes dy klubeve.

/GazetaSinjaliSport/