image Tayna sjell sërish një baladë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Tayna sjell sërish një baladë

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Tayna, siç duket ka gati këngën e re.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

E dini çfarë kohe është”, ka shkruar ajo sipër fotografisë, ku shihet balada e saj e parë që titullohet “Doruntina”, transmeton Sinjali.

Me këtë postim, fansat e këngëtares kanë aluduar që projekti i radhës do të jetë një baladë.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të publikohet kënga dhe mbetet të shihet nëse në të vërtetë në stinën e vjeshtës ajo do të publikojë baladën e dytë.

Aktualisht, Tayna është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Bye Bye” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Kënga është publikuar më 11 gusht dhe deri më tani numëron mbi 15 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/