Rep-artistja e njohur e showbizit shqiptar, Doruntina Shala, e njohur si Tayna, padyshim se është ndër artistet më të përfolura, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar së pari me këngën “Columbiana”, e cila sot numëron rreth 65 milionë klikime në YouTube.
Por, ndër vite pamja e rep-artistes ka ndryshuar shumë, kjo pasi që ajo bën shumë eksperimente në dukjen e saj, duke filluar nga stili dhe ngjyrat.
Ajo ka publikuar disa imazhe të saj nga koha kur ishte në gjimnaz, në të cilat ajo mezi njihet.