Këngëtarja e njohur kosovare, Tayna, tashmë ka arritur nga Zvicra në Kosovë dhe fansat po presin për projektin e saj të fundit të cilin e kishte paralajmëruar.
Paralajmërimin e ka dhënë vetë menaxheri i reperes, Rinor Hykolli, i cili ka publikuar foton e realizuar nga Tayna në kufi, ndërsa zbulon edhe nofkën e saj.
Menaxheri i reperes përmes Instagramit ka njoftuar fansat se Tayna do të sjellë një projekt bombastik.
“Erdhi Leo Messi në Kosovë, tash runu boll ju dha mundësi mos po fitoni, 5-6 muaj ska lujt hiç. Tash nja pesë copë në kajmak çdo ndeshje”, duke lënë të kuptohet se diçka e madhe po vjen”, ka shkruar Hykolli.
Reperja e njohur udhëtoi drejt Zvicrës në kohën kur Kosova kishte kufijtë e mbyllur, për të finalizuar disa projekte mes të cilëve edhe një klip i ri.
Pas mbërritjes së saj në Kosovë, fansat janë në pritje të këngëve të reja, të cilat me sa duken do të jenë hite vere. /Gazeta Sinjali/.