Rep-artistja Tayna, ka publikuar disa imazhe dhe si zakonisht ajo vë në pah format e saj, Shkruan Gazeta Sinjali.
Këngët e saj bëhen hite dhe kjo i siguron asaj vendin e parë në top listat muzikore, mirëpo vëmendje pothuajse të ngjajshme marrin edhe pozat e saj.
Së fundmi ajo ka sjellë një sërë imazhe duke pozuar topless, të cilat morën pëlqime e komente të shumta.
Kurse postimi i fundit i kishte vënë në pah këmbët e saj të gjata.
“Shawty me këmbë të gjata, ajo nuk ec, ayy”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Duke i lënë të lira flokët mbi supe, Tayna ka vendosur grim me ngjyra të lehta.
Kujtojmë se “Qe Qe” është projekti i fundit, që deri më tani ka arritur 15 milionë klikime në platformën YouTube. /Gazeta Sinjali/