Doruntina Shala e njohur ndryshe me emrin artistik si Tayna, e ka gati albumin e parë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë rep-artistja përmes rrjetit social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
Në lojën “e kam bërë, nuk e kam bërë”, Tayna ka treguar se ka gati albumin e ri dhe do ta publikojë kur të vjen koha.
Rep-artistja nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth këtj albumi dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
“Edhe ti”, është projekti i fundit muzikor i Taynës. Kënga është në bashkëpunim me Mozzik dhe deri më tani numëron mbi 22 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/