image Tayna jep lajmin e shumëpritur

Bota e Yjeve

Showbiz/ Tayna jep lajmin e shumëpritur

news image

Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Tayna, ka gati projektet e reja muzikore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

A jeni gati per kenge t’reja?”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një imazhi të publikuar, ku shfaqet në studio muzikore, transmeton Gazeta Sinjali.

https://www.instagram.com/p/B3ML0nJgTg_/

Artistja ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë thënë se me padurim po presin këto projekte. Përderisa, Tayna nuk ka thënë diçka konkrete rreth këtyre këngëve dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

“Bye bye”, është projekti i fundit muzikor i rep-artistes në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 21 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/