Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, i njohur edhe si vëllai i Ramush Haradinajt, ka qenë i ftuar në emisionin veror “Natë Vere” në T7. Ai ka folur si kurrë më parë për shumë të pathëna nga jeta e tij.
Ndër të tjera, kur bëhet fjalë për shijet muzikore, Haradinaj ka thënë se Tayna është këngëtarja e tij e preferuar.
Ai ka theksuar se ka shumë respekt për artisten dhe i dëgjon shumë këngët e saj.
“Po e njoh Taynën, kam respekt shumë dhe është prej të preferuarave që e dëgjoj”, është shprehur Haradinaj.