Rep-artistja e njohur, Tayna, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj përmes një postimi në Instagram, ku shkruan “Kur krejt janë bërë bashkë, Tayna ecën vetëm me megahite, shumë shpejt projekti i ri”.
Tayna u bë e njohur me “Columbiana”, një bashkëpunim me Don Phenom që e solli fuqishëm reperen në tregun muzikor shqiptar.
Ndërsa, “Bass” titullohet hiti i fundit nga ajo, që mori mbi 9 milionë klikime në platformën YouTube. /Gazeta Sinjali/