Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si Tayna, është njëra prej rep-artisteve më të përfolura shqiptare.
Krahas muzikës, Tayna është tejet aktive edhe në rrjetin social Instagram, në të cilin numëron mbi 1 milion ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në po këtë rrjet, artistja ka publikuar dy imazhe, të cilat i ka shoqëruar me një pyetje.
“Kush do të më mbajë mua..“, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në mbishkrimin e imazheve.
Tayna ka marrë komente të shumta në këtë postim nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë hezituar t’i përgjigjen pyetjes, e as t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira.
Ndryshe, “Sicko” ësht¥ projekti i fundit muzikor i rep-artistes. Kënga është publikuar në muajin tetor dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/