image Taulant Balla merr detyrën si ministër i Brendshëm, betohet para presidentit Bajram Begaj

Shqipëri

Taulant Balla merr detyrën si ministër i Brendshëm, betohet para presidentit Bajram Begaj

news image

Taulant Balla është betuar ditën e sotme si ministër i Brendshëm para presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit nisi në orën 11:00. Balla u emërua Ministër i Brendshëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të Bledi Çuçit.

Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Taulant Ballës në postin e lënë bosh nga Bledi Çuçi pas shkarkimit të këtij të fundit.

Përmes një postimi në Facebook Balla deklaroi se do të bëjë gjithçka të mos zhgënjejë askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu Balla shkruante se do ti shërbente me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas si pasojë e ngjarjes që tronditi opinionin publik, dhunën e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë për shkak se u ankuan ndaj gurores në Borizanë që po u shkatërronte shtëpitë.

/GazetaSinjali/