image Sveçla për vizitë në Tiranë, diskuton me Ballën zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Politikë

Sveçla për vizitë në Tiranë, diskuton me Ballën zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

news image

Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë ku është pritur nga homologu i tij, Taulant Balla.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me Ballën kanë diskutuar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre.

Njoftimi i plotë:

Kisha kënaqësinë që të pritem sot në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga homologu dhe miku im Taulant Balla.

Diskutuam për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre si dhe shkëmbimin e përvojave të vlefshme që kemi me qëllim të avansimit të institucioneve vartëse të Ministrive tona.

Bashkë, gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet tona për të ofruar siguri, rend dhe ligj në vendet tona.

/GazetaSinjali/