image Taulant Balla e thotë hapur para deputetëve: Bjerini dajres sa të doni, kanabisin do ta legalizojmë

Shqipëri

Taulant Balla e thotë hapur para deputetëve: Bjerini dajres sa të doni, kanabisin do ta legalizojmë

news image

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i tha opozitës se kanabisi mjekësor do të legalizohet si dhe amnistia fiskale do të bëhet.

“Broçkulat thuaji në Foltore. Bjerini dajres sa të doni aministinë fiskale do ta bëjmë. Bjerini sa të doni Tritan kësaj pjese ne kanabisin mjekësor do ta bëjmë. Historia e krenarisë së madhe të kanabisit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë”.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se deputetët e opozitës po shkelin rregulloren e Kuvendit, duke folur jashtë rendit të ditës.

“Broçkullat që tha deputeti janë çështje që shkohet te foltorja e partisë. Nëse ke prova shko në prokurori çoji atje. Sepse edhe për ty një deputeti i DP ka thënë se e ke ble mandatin te Basha në 2017.   Meqë ta kanë thënë që e ke blerë mandatin kallëzoje penalisht se ai gënjen.  Unë jam dakord me ty që s’e ke blerë e ke marrë. Faleminderit opozitës që ka ndjekur kongresin. Ti je kundër që shqiptarët paratë nga emigracioni të mos i sjellin në Shqipëri, se ti ke qenë edhe emigrant vetë”.

/GazetaSinjali/