“Sunny Hill” është tatuazhi i parë i këngëtares së njohur, Dua Lipa.
Këtë tatu ajo e bëri në janar të vitit 2015, atëherë kur ishte 19 vjeçare.
“Sunny Hill” është përkthimi në anglisht i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë”, u shpreh ajo.
“Sunny Hill” është edhe njëri nga festivalet që bëri bujë të madhe ndërkombëtare dhe zgjoi kureshtje për të njohur më shumë vendin e kulturën tonë.
Ky festival drejtohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili në edicionet e mëparshme solli yje e artistë të mëdhenj të tregut ndërkombëtar.