image Talenti 15-vjeç nga Podujeva merret në prova te “La Masia” e Barcelonës

Futboll

Talenti 15-vjeç nga Podujeva merret në prova te “La Masia” e Barcelonës

news image

Futbollisti 15 vjeçar nga Podujeva merret në prova nga Barcelona

Alton Zejnullahu, futbollisti i talentuar nga fshati Lladoc i Komunës së Podujevës por i cili i cili jeton në Brixen të Italisë është përzgjedhur nga gjiganti evropian i futbollit Barcelona për t’u testuar në një kam stërvitor të organizuar nga FC Barcelona.

Në fakt, Barcelona në vitin 2019 organizoi një kamp stërvitor në Italia duke përfshirë edhe qytetin e Brixenit ku mori pjesë edhe Alton Zajnullahu dhe pas paraqitjeve të mira, ai u ftua në Spanjë për të marrë pjesë një turnir që organizohet nga kjo skuadër në vitin 2020, por që ky kamp nuk u zhvillua për shkak të pandemisë Covid-19, por që mund të mbahet deri në fund të këtij viti.

Zejnullahu u lind më 26/01/2006 në provincën Sudtiroil të qytetit të Birxenit. Në moshën 9 vjeçare filloi stërvitjet e futbollit amator me ekipin SSV Brixen, ku njëherit ishte edhe kapiten. Në moshën 13 vjeçare Altoni iu bashkua ekipit profesional të provincës së Sudtirolit ku vetëm një vit më vonë u bë kapiten i skuadrës.

Lojtari nga Kosova ka marrë vëmendjen e skautëve të Barcelonës më aftësitë e tij dribluese dhe depërtuese dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në klubet e mëdha evropiane. /Gazeta Sinjali Sporti/