Kundërvajtjet në trafik nga shofer të papërgjegjshëm po vazhdojnë.
Së fundmi një sinjalizues ka dërguar pamje të një veture e cila bënë kthim gjysmërrethor në një vend ku nuk është e lejuar.
Rasti ka ndodhur në Pejë, (Rruga R 107), e ku edhe pse shihet mjaft qartë shenja e cila të bënë me dije se ndalohet kthimi gjysmërrethor, për këtë shofer siç duket “nuk ka vlejtur”.
Një kundërvajtje e tillë sipas rregullave të trafikut parashikohet të gjobitet me rreth 40-60 euro. /GazetaSinjali/