image Thaçi e Daka bisedojnë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Kosovë

Zgjedhjet/ Thaçi e Daka bisedojnë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, njofton komunikata dërguar mediave.

Në njoftimin e presidencës thuhet se Daka e ka njoftuar Thaçin për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.

“Presidenti Thaçi ka vlerësuar Dakën për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral”.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, VV ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, në venin e dytë LDK dhe në të tretin PDK./Gazeta Sinjali/