Partia e Marko Gjuriqit, SNS, ka reaguar për takimin në Tiranë me Xhelal Sveçlën, Ardian Gjinin e Arban Abrashin.
Përmes një komunikate për media, SNS thotë se Marko Gjuriq do të qëndrojë deri më 9 nëntor në Tiranë.
Gjatë kësaj kohe, sipas tyre do të zhvillohen takime të ndryshme me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova.
“Marko Gjuriq është pjesëmarrës në një tryezë të përbashkët për bashkëpunim rajonal që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 dhjetor në Tiranë. Gjatë kësaj kohe në Tiranë, jashtë konferencës ai do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova, si dhe me përfaqësues opozitarë të Serbisë”, thuhet në njoftim.
Ata theksojnë se ky është organizimi i dytë i kësaj natyre, mbajtur nga ministria e Jashtme Gjermane, që për qëllim ka avancimin e raporteve të shteteve të rajonit.
Mbledhja e parë e këtij lloji, sipas SNS ishte mbajtur në Shkup nga 18 deri në 20 tetor./ Gazeta Sinjali/