image Takimi i 10-të në dy vite me kryediplomatin grek, Kurti: Dëshmi e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta

Takimi i 10-të në dy vite me kryediplomatin grek, Kurti: Dëshmi e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta

news image

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti gjatë ditës së shtunë është takuar me kryediplomatin grek, Niko Dendias, në margjinat e Forumit Ekonomik në Delphi, të Greqisë.

Këtë takim e ka bërë të ditur edhe vetë Kurti nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se ky takim, është takimi i dhjetë, në dy vjet mes tyre dhe kjo është një dëshmi e marrëdhënieve më të ngushta mes Kosovës dhe Greqisë.

“Është takimi ynë i dhjetë në dy vjet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias — një dëshmi e marrëdhënieve gjithnjë e më të ngushta mes Kosovës dhe Greqisë. Ne ndamë pikëpamjet tona për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon dhe diskutuam për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Gjithashtu, edhe nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se çka u bisedua në këtë takim.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës të dielën e javës së kaluar, nevojën për zbatim të plotë, pa vonesa dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit me Serbinë dhe për pritjet e takimit të nivelit të lartë politik me 2 maj në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, njofton Kryeministria.

/GazetaSinjali/