Sipas doktorëve, 71 për qind e femrave që mbathin taka kanë dhimbje kur i bartin ato.
Por, nuk janë vetëm këmbët ato që dëmtohen nga mbathja e takave.
Ijët
Kur mbathni taka të larta, trupi duhet ta mbajë balancimin.
Në mënyrë që ta bëjë atë, pjesa e poshtme e shpinës duhet të shtyhet përpara dhe kështu ndryshon drejtimi i ijëve dhe shpinës. Fleksorët e ijëve duhet të jenë vazhdimisht të përkulur që ta mbajnë balancimin.
Nëse mbathni taka të larat për periudha të gjata, atëherë kjo i nxitë muskujt të shkurtohen dhe tkurren, e që shpie në dhimbje të ijëve.
Gjunjët
Drejtimi i peshës ndryshon kur mbathni taka të larta dhe për shkak të kësaj gjunjët duhet të shtyhen pak përpara që ta mbajnë balancimin, gjë e cila shkakton presion mbi ta.
Kjo pastaj mund të shkaktojë osteoartrit dhe simptomat janë të ndryshme.
Shpina
Shpina vetvetiu e ka një lakim të lehtë, kjo e mundëson që të zvogëlohet stresi nga lëvizja e trupit.
Kur mbathni taka të larta, ky lakim në pjesën e poshtme të shpinës ekzagjerohet dhe ndryshon mënyra si rrin shpina.
Kjo pastaj shkakton përdorim të tepërt muskulor dhe dhimbje të shpinës.