image Tahiri: VV keqpërdori 10 milionë euro, financoi 10 mijë aktivistë me nga 180 euro

Politikë

Tahiri: VV keqpërdori 10 milionë euro, financoi 10 mijë aktivistë me nga 180 euro

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Abelard Tahiri, ka deklaruar se 10 mijë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë financuar me nga 180 euro nga pakoja e Qeverisë Kurti.

Tahiri ka thënë se shuma e keqpërdorur nga LVV ka arritur shifrën e 10 milionë eurove.

“Duan t’i mbulojnë keqpërdorimet e tyre me ato 50 milionë që janë dhënë gjatë kësaj periudhe, duhet të përkujtojë që në emër kinse të punëtorëve të ri në ndërmarrje të ndryshme publike kjo parti politike i ka financuar afër 10 mijë aktivistë të tyre me pagën prej 180 eurove, pra shuma e keqpërdorur nga Lëvizja Vetëvendosje prej atij 50 milionë euro shkon dikun tek 10 milionë euro, pra që vjedhje më të madhe në kohë pandemie nuk ka pasur dikund në ndonjë vende të botës”, tha ai.

Ai po ashtu ka shtuar se deputetët e LVV-se e kanë të vështirë ta votojnë këtë pako, të cilën e nisi Kurti sa ishte kryeministër.

“E kuptojë vështirësinë që kanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku deri dje ishin ata që e përkrahën këtë pako që filloi nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ndërsa sot me mosvotimin e kësaj pako duan ta mbulojnë marren e tyre”, tha Tahiri.

Tahiri theksoi se mosvotimi i kësaj pakoje është një “marre” e Vetëvndosjes./GazetaSinjali/