Pas publikimit të një video nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën targetohen kundërshtarët e saj politikë dhe bizneset, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se: duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza.
“Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin”, ka shkruar deputeti i PDK-së.