image Tahiri - Vitisë: Vazhdo sigurimin e vaksinave antiCOVID, e ke përkrahjen tonë

Shëndetësi

Tahiri – Vitisë: Vazhdo sigurimin e vaksinave antiCOVID, e ke përkrahjen tonë

news image

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili e pyeti Tahirin se pse nuk i kanë blerë vaksinat antiCOVID sa kanë qenë në qeverisje.

Tahiri tha se kjo çështje nuk është personale, duke shtuar se Vitia e ka përkrahjen e tyre në sigurimin e vaksinave antiCOVID.

“Po mundohem shkurt jo me repliku po me i bë disa sqarime. Në radhë të parë nuk jemi duke bë pozitë opozitë jemi duke bë disa çështje e di çka nënkupton një kontratë nën parime burimore. Kërkesa jem është shfrytëzo buxhetin me atë mund ti blesh 1,2 milionë vaksina, e ke mbështetjen tonë. Vazhdo në mënyrë burimore”, tha Tahiri. /GazetaSinjali/