image Tahiri tregon tri çështjet që i shtroi para zyrtarëve të Parlamentit Evropian

Politikë

Tahiri tregon tri çështjet që i shtroi para zyrtarëve të Parlamentit Evropian

news image

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, po qëndron në vizitë zyrtare në Bruksel, ku po qëndron edhe kryeministri Avdullah Hoti, raporton Gazeta Sinjali.

Në kryeqytetin belg, Tahiri ka njoftuar se sot është takuar me deputeten e Parlamentit Evropian,Viola von Cramon-Taubadel, që njëherësh është edhe raportuese për Kosovën, ambasadorin norvegjez në Belgjikë, Per Strand Sjaastad, drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, si dhe shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen.

Në këto takime me ta, Tahiri ka thënë se ka hapur temën e liberalizimit të vizave, arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi me njohje reciproke dhe ka kërkuar prej tyre ndihmë për menaxhimin e pandemisë.

“Në këto katër takime falënderova BE-në për ndihmën e dhënë përgjatë viteve dhe theksova tri çështje kryesore: 1. Nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave; 2. Arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe 3. Ndihma konkrete në menaxhimin e situatës së krijuar me COVID-19, për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe reformat në administratën shtetërore”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157325584631611