image Tahiri: Të enjten në Kuvend do të kërkojmë shkarkimin e Martin Berishajt

Politikë

Tahiri: Të enjten në Kuvend do të kërkojmë shkarkimin e Martin Berishajt

news image

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se do të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të ambasadorit Martin Berishaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të enjten.

Ai ka thënë se një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe nuk mund të përfaqësojë popullin e Kosovës.

“Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj.” – shkroi ai në Facebook.

/GazetaSinjali/