image Tahiri: Tani është koha të punohet për një regjim pa viza me SHBA-në

Politikë

Tahiri: Tani është koha të punohet për një regjim pa viza me SHBA-në

news image

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shprehur urimet e tij pasi sot Parlamenti Evropian hoqi vizat për kosovarët, raporton Gazeta Sinjali.

Tahiri tha se ja vlen që mbyllja e kësaj padrejtësie evropiane të shënohet me një festim kolektiv nga qytetarët, duke shtuar se qytetarët e Kosovës natën e vitit të ri 2023, do të mund ta festojnë me një mundësi të re me 1 janar 2024.

“Ja vlen që mbyllja e kësaj padrejtësie evropiane të shënohet me një festim kolektiv nga qytetarët më proevropian në kontinent. Urime atyre mijëra zyrtarëve publik në të gjitha nivelet, që nuk u dorëzuan, e realizuan një reformë që kërkohej nga ne. Urime të rinjëve, Më të moshuarve, Të gjithëve pa dallim”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Po ashtu, ai shtoi se tani është koha të punohët për një regjim pa viza me SHBA-në.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/pfbid02dM7HLyHD9koFdvemT2c5CjARJQj3mk3pSTSafK4BUbKUt788sxBE8vFF9s9Nmm5Ul?cft[0]=AZU5Vaxiep-g8TKjnaS35xhWTMGQ-PjpjG7MJYGJs89uN3Hd8UJyV6kG8UZah6wQO7t9tb9zVYXIg9l49LfnHaE-GWnyOiuF_R9e1piD-k9iy4koAIxkzj6-pNQz2IHyAOA&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/