Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, ka kritikuar institucionet për Ligjin për Pagat i cili është nënshkruar dhe ende vazhdon të trajtohet në mënyrën më të fshehtë sekrete dhe jo transparente vlera e koeficientit.
“Kaloi edhe një javë, edhe një mbledhje e e qeverisë pasi që Ligji i Pagave është nënshkruar dhe ende vazhdon të trajtohet në mënyrën më të fshehtë sekrete dhe jo transparente vlera e koeficientit. Është e papranueshme që 80 mijë punëtorë dhe të mos e dinë pagën e tyre”, tha Tahiri.
Më tej ai theksoi se AAK-ja nuk e ka qëllim që ky ligj të rrëzohet dhe potencoi se vlera prej 129 euro e shpëton ligjin.
“A është qëllimi edhe që më tutje që ky ligj të përdoret si instrument shantazhues apo jo? Si ka logjikë për gjashtë muaj të mos kalkulohet kur dihet se sa është buxheti dhe renditja e tyre dhe del kryeministri të mashtrojë 80 mijë punëtorë”, tha Tahiri.
Deputeti i AAK-së shtoi se në qoftë se qëllimi ka qenë që ky ligj të kontestohet nga gjykata kushtetuese le të na thonë. Kontestimi ka filluar.
“AAK e ka një porosi për kryeministrin dhe Qeverinë në mënyrë që ky ligj të shpëtohet nga kontestimi i Gjykatës Kushtetuese, vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro”, tha Tahiri.
SIpas kontestimin e këtij ligji kanë mundur ta bëjnë me 10 nënshkrime, por kanë pritur publikimin e vlerës së koeficiontit dhe tash duhetn 30 nënshkrime.
Sipas tij askush nuk e di sa e ka rrogën sot.
“Kjo Qeveri ku ka prek, ka krijuar krizë”, tha Tahiri.